Ballina Lajmet Kosovë Fondacioni “Freskia” shpërndan 800 pako ushqimore

Fondacioni “Freskia” shpërndan 800 pako ushqimore

Fondacioni “Freskia” vazhdon t’u dal në ndihmë shumë familjeve skamnore në Kosovë.

Për nder të Festës së Fitër Bajramit ky fondacion ka bërë shpërndarjen e rreth 800 pakove ushqimore për familjet që jetojnë në gjendje të rëndë ekonomike.

Nga ky aksion përfituan gjashtë komuna të vendit si: Prishtina, Drenasi, Mitrovica, Skenderaj, Vushtrria, Prizreni dhe Suhareka.

Përzgjedhja e rasteve është bërë në bashkëpunim me drejtoritë komunale dhe institucione tjera përkatëse.

Ndërsa donatorët e aksionit janë nga diaspora kosovare nga Cyrihu, Londra dhe donatorë tjerë vendorë.

Fondacioni “Fresika” me këtë rast ka ftuar të gjithë bamirësit që të përkrahin aksione të tilla, pasi që konsideron se familjet që kanë nevojë për ndihmën e shoqërisë janë të shumta./Mesazhi.com/

Exit mobile version