Fokaçe për fëmijët këto ditë që janë pushim

Perberesit: përdorim si masë 1 gotë që merr 200 ml

  • 2 vezë
  • 1 gote qumësht
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 gote ujë
  • 1 gotë miëll( 150 g afërsisht)
  • 1 lugë e vogël kripe
  • 1 copë djathë i bardhë
  • Gjizë
  • 1 spec i kuq i prerë në kubikë te vegjel
  • 1/2 qepe e prerë ne kubikë
  • Majdanoz i grirë
  • Na duhet gjithashtu 1 lugë gjalpe dhe 1 lugë vaj ulliri per sipër dhe pak vaj ulliri per të lyer tavën.

Përgatitja:

Ndezim furrën ne 180 gradë

Ne një tas hedhim perberesit sipas renditjes që i kam bërë, duke i përzier me telin e vezëve.

Hedhim brumin ne tave te lyer me pak vaj ulliri, shpërndajme gjalpin ne copa të vogla, vajin dhe e pjekim për 30/40 minuta ose derisa te marre ngjyrë.

Nga: Linda Fishta