Përzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Franco Foda, pret fitore ndaj Islandës të enjten. Ai ka vlerësuar Islandën, por synon fitore të enjten në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
“Kemi disa mungesa dhe duhet të gjejmë zgjidhje të reja. E dimë se Islanda luan lojë intensive dhe agresive, por ne do të mundohemi që idetë tona t’i paraqesim në fushë, të paraqitemi si ndaj Rumanisë dhe të fitojmë në shtëpi. Pres të zbatohen të gjitha kërkesat tona në fushë”, ka thënë Foda.
Ai ka folur edhe për Meriton Korenicën, i cili po kalon formë të mirë në kampionatin rumun. Ka thënë se Korenica është në planet e tij dhe nëse vazhdon me formë të lart, do të fotohet në të ardhmen.