Ballina Lajmet Shqipëri Focat detare shqiptare shpëton 100 sirianë

Focat detare shqiptare shpëton 100 sirianë

Të paktën 100 emigrantë janë shpëtuar nga Forca Detare shqiptare në misionin në detin Egje. Bëhet e ditur se shtetasit sirianë, mes të cilëve 39 fëmijë dhe 16 gra, ishin nisur nga brigjet turke drejt ishullit Kios në Greqi.

Sipas procedurës, anija “Oriku” njoftoi anijen komandë të misionit, si dhe rojet bregdetare turke e greke. Gjithashtu mësohet se shpëtimi i 100 emigrantëve sirianë u bë në 2 operacione të ndryshme.

Ndërkohë gjatë 1 viti në operacionin e NATO-s në Egje, ekuipazhet e “Orikut” kanë shpëtuar më shumë se 800 emigrantë.

Exit mobile version