FMSH njoftim për media

Forumi Musliman i Shqiperise

FMSH po e ndjek me shumë vëmendje konsultimin publik dhe qëndrimet e aktorëve të shoqërisë civile të përfshirë në këtë debat mbi sulmet kritike ndaj familjes shqiptare. Me lojëra fjalësh po synohet t’i këshillojnë dhe orientojnë fëmijët tonë edhe për ndryshimin e seksit apo për të gjitha problemet familjare ku prindi shihet si pengesë nga kjo agjendë.
Një nga këto truke është se në shkollat tona 9 vjeçare dhe të mesme ekziston një post i psikologut për fëmijët që shkollohen. Tashmë me ligjin e surrogacisë ky post nuk ndryshon, por ndryshojnë emërtimin, i cili tregon synime të errëta. Ndryshimi i termave ligjore mbi kujdestarinë e fëmijës është një shkelje flagrante e të drejtave të fëmijëve tonë si familjarë të përgjegjshëm dhe besimtarë. Ne do t’i mbrojmë me këmbëngulje ato të drejta, sepse kemi përgjegjësi ndaj kombit dhe vendit tonë kudo ku jemi.
Çështja e kopertinave shkollore me ngjyrat e ylberit e tregon qartas se prej kohësh kjo agjendë ka përparuar jashtë vëmendjes së publikut të gjerë për ta shmangur nga shikimi kritik i opinionit. Prandaj ne e dënojmë ashpërsisht këtë frymë të keqe për ta tejkaluar diskutimin e kopertinave si disa ngjyra ylberi të parëndësishme, me disa pamje butaforike magjistarësh, që i ftojnë fëmijët tonë të kalojnë ylberin.
FMSH do të jetë gjithmonë PRO FAMILJES tradicionale me babin, mamin, gjyshin etj.