Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar vizitën në Kosovë. Me këtë rast udhëheqësi i Misionit të FMN-së, Jacques Miniane ka thënë se rritja ekonomike ka qenë shumë e mirë në tre muajt e fundit dhe ky sipas tij, është lajm i mirë.
“Rritja ekonomike ka qenë shumë e mirë për këtë vit dhe vitin e ardhshëm presim deficit prej 1.5% në buxhetin e vitit 2018. Është pikënisje shumë e mirë.
Është një ekonomi me kapacitet të kufizuar dhe stabiliteti makrofiskal është i rëndësishëm për çdo shtet. Jemi të bindur që deficiti do të përmbahet edhe për vitin e ardhshëm”.
Sa i përket rritjes së pagave, ai ka thënë që ato duhet të rriten gradualisht në përputhje me rritjen ekonomike dhe se për këtë janë marrë vesh edhe me ministrin e Financave Bedri Hamza, raporton Ekonomia Online.
“Pagat kanë pasur rritje mbi rritjen e ekonomisë, një mospërputhje me të gjitha parashikimit. Pagat të rriten rregullisht në përputhje me rritjen ekonomike”.
Ai ka thënë se buxheti për vitin e ardhshëm të jetë i bazuar në parashikime reale, por ka kërkuar që shpenzimet të jetë për investime kapitale./Mesazhi/