Fluturimi komercial holandez del nga pista në Norvegji, s’ka të lënduar

Një aeroplan që fluturonte nga Norvegjia drejt Holandës doli nga pista gjatë një ulje emergjente, duke shënuar incidentin e tretë të tillë në 24 orë, përfshirë pas atij në Korenë e Jugut ku 179 person besohet se humbën jetën.

“Fluturimi KL1204, një Boeing 737-800, doli nga ana e djathtë e pistës 18 pasi u ul në aeroportin Oslo Torp Sandefjord. Fluturimi devijoi menjëherë pas ngritjes nga Aeroporti i Oslos (OSL”, njoftoi ‘Royal Dutch Ailines’ në rrjetet sociale.

Mediat lokale raportuan se pilotët zgjodhën të devijojnë aeroplanin në aeroportin Sandefjord Torp, 110 kilometra nga Oslo, për një ulje emergjente.

Megjithëse avioni u ul i sigurt, ai rrëshqiti nga pista pak më pas dhe u ndal në një zonë barishtore, ngjitur me pistën, thanë mediat lokale duke përmendur një dështim të sistemit hidraulik si shkak të incidentit.

Raportohet se 176 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord nuk u dëmtuan, ndërkohë ka nisur një hetim për incidentin.

Më herët, një fluturim i ‘Air Canada’ u detyrua për një ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar Halifax Sttanfield pasi u përball me keqfunksionimin e pajisjes së uljes së aeroplanit.