Një spektakël shumëngjyrësh, mahnitës, i përcaktuar nga satelitët, mbi shtetin amerikan të Colorados, është identifikuar si një masë gjigante fluturash në emigrim.
Shkëncëtarët në Shërbimin Kombëtar të Motit në SHBA, fillimisht e ngatërruan pamjen portokalli të radarit me tufa zogjsh dhe kërkuan ndihmën e publikut për identifikimin e specieve.
Më vonë ata përcaktuan se, masa që shtrihej në plot 110 km, ishte një kaleidoskop fluturash shumëngjyrëshe.
Parashikuesit thonë se është e pazakontë që insektet fluturuese të pikasën nga radarët. Ndryshe ndodh me zogjtë migrues, me fluturimet e tyre nga veriu në jug, që gjithnjë gjurmohen nga radarët.
Por këtë radhë, drejtimi i udhëtimit dukej i pazakontë, e po ashtu edhe koha e tij. Ndaj, shkencëtarët vendosën të pyesnin në “Tëitter” dhe të kërkonin ndihmë për të përcaktuar speciet e zogjve. Por të gjitha përgjigjet që morën ishin të njëjta: flutura!
Këto të fundit dihet se ndjekin drejtimin e erës dhe mund të përshkojnë me qindra kilometra, çdo ditë.