Studiuesit në Greqi: Insektet po bëhen më të vogla dhe po zhvendosen më në veri
Po humbasim fluturat: simbol i bukurisë dhe pranverës. Në këtë kopsht zoologjik afër Athinës, fluturat e bukura shumëngjyrësha thithin qetësisht lëngun e ëmbël nga disa feta të prera portokalli.
Dikur të shumta në numër në Greqi dhe në mbarë botën sot më shumë se kurrë ato rrezikohen nga për shkak të ndikimit të aktivitetit njerëzor, si dhe ndryshimeve klimatike.
Greqia krenohet me popullatën më të madhe të rreth 237 llojeve të fluturave në Evropë, shumë prej të cilave janë endemike.
Por temperaturat më të ngrohta të lidhura me ndryshimet klimatike po e bëjnë jetën më të vështirë për to sipas shkencëtarëve.
“Ndryshimi i klimës ndikon rëndë në riprodhimin e tyre dhe në kohëzgjatjen e jetës së tyre. Pra, shohim se me ndryshimin e klimës, në mjedisin e tyre natyror, ulet jetëgjatësia”.
Ushqimi është më i pakët, periudhat e lulëzimit janë më të shkurtra dhe ekspertët dyshojnë se fluturat e Greqisë mund të rrezikojnë të zhduken.
Sipas tyre ato rrezikojnë zhvendosen drejt mjediseve më të ftohta.
“Ne kemi vërejtur se fluturat tani po lëvizin në vendet më veriore, pra po largohen nga vendet ku temperaturat janë në rritje dhe po braktisin zonat ku kanë jetuar tradicionalisht, sepse tani temperaturat janë jashtëzakonisht të larta dhe këto kushte nuk i lejojnë ato të riprodhohen ose të jetojnë gjatë.”
Agronomis Konstantinos Anagnostellis, është pjesë e një ekipi që punon në projektin kërkimor “MEIOSIS” fjalë në gjuhën greke që në shqip do të thotë tkurrje .
Projekti i financuar nga Universisteti i Janinës konsiston në matjen e peshës trupore të më shumë se 50,000 llojeve të fluturave gjatë një shekulli .
Ekspertët thonë se fluturat po bëhen më të vogla në madhësi dhe kjo është një përgjigje e ndryshimeve klimatike.
Ai beson se ndryshimi i klimës po ndikon tek fluturat që mbështeten te temperatura për të kryer aktivitete thelbësore si çiftëzimi, riprodhimi, rritja dhe ushqimi.
“Ndryshimi i klimës po ndikon tek fluturat për shkak të temperaturave në rritje, pasi ato janë organizma ektotermikë që mbështeten tek temperatura për të kryer aktivitete thelbësore si çiftëzimi, riprodhimi, rritja, zhvillimi dhe ushqimi.”
Nxehtësia i detyron fluturat të fluturojnë në vende më të freskëta ku ka më pak ushqim. Përkeqësimi i zjarreve në Greqi gjithashtu zvogëlon aksesin në ushqim për shkak të humbjes në kullota, thotë Anagnostellis.
“Me zjarret e fundit në Penteli dhe në të gjithë Atikën, besoj se do të përballemi me probleme me popullatat e fluturave. Kjo është veçanërisht shqetësuese gjatë fazës së larvave, pasi ato ushqehen kryesisht me bimë. Nëse këto bimë digjen, ekziston rreziku i vdekshmërisë direkte për larvat dhe mund të mos kemi flutura të rritura për t’u riprodhuar, duke i detyruar ato të migrojnë në zona të tjera”.
Studime të shumta shkencore kanë matur ndikimin e ndryshimit të klimës te popullatat e fluturave, megjithëse ekspertët citojnë edhe faktorë të tjerë mjedisorë, duke fajësuar për këtë situatë një kombinim të urbanizimit të shpejtë, pesticideve dhe rritjen e temperaturave.
Çfarë roli luajnë fluturat në ekosistem?
Fluturat luajnë një rol të rëndësishëm ekologjik. Ato janë në simbiozë me bimët pasi janë pjalmues të rëndësishëm, por edhe bioindikatorë natyrorë: nëse në një habitat në një zonë të paarritshme, për shembull në male, konstatohet një ulje e numrit të fluturave, kjo do të thotë se ka problem mjedisor.
Fluturat janë gjithmonë të vetmuara dhe pjalmojnë shumë bimë të egra dhe me origjinë bujqësore, ditën dhe natë.
Ne kemi humbur 53% të popullsisë së botës në 10 vitet e fundit dhe kemi parë një zhvendosje masive të atyre që kanë mbetur për shkak të ngrohjes globale. Rritja e temperaturës i bën fluturat të zhvendosen më në veri: ato që dikur ishin tipike të Mesdheut tani jetojnë në Britaninë e Madhe dhe nga ana tjetër ato të Britanisë së Madhe po lëvizin.