Mbi 300 milionë ekzemplarë kanë migruar nga Amerika e Veriut
Fluturat monark kanë mbërritur në Meksikë duke pushtuar pyjet gjatë ditëve të fundit. Mbi 300 milionë ekzemplarë kanë migruar nga Amerika e Veriut deri në Meksikë në një udhëtim që zakonisht është rreth 4000 km i gjatë, duke bërë që ato të jenë insektet e vetme migruese.
Ka një hapje krahësh rreth 10 cm, gjë që lehtëson edhe fluturimin. Këto flutura bëjnë pjesë në familjen e Ninfalideve, dhe për shkak të imazhit, kjo specie etiketohet dhe pasqyron idealin e elegancës dhe bukurisë, ndërsa në Meksikë kanë edhe simbolikë shpirtërore shumë të fortë.
Migrimi natyrisht bëhet për t’i shpetuar të ftohtit në zonat e Amerikës së Veriut, ku gjejnë një mjedis më të përshtatshëm në Meksikën e ngrohtë. Jetëgjatësia është nga 2-6 javë, por mund të arrijnë edhe deri në 8 muaj.
Janë krijesa mjaft interesante, shpesh të studiuara nga natyralistët, dhe ushqehen me bimë helmuese, duke mos u intoksikuar aspak nga to. Bimët me të cilat ato ushqehen, të cilat rriten në kontininentin e ri dhe në Afrikë, janë shumë të dëmshme edhe për njeriun, që zakonisht i shkakton atak kardiak.
Gjatë viteve të fundit kolonitë e tyre janë nën vëmëndjen e biologëve, pasi kanë pësuar një reduktim drastik, rreth 7 herë gjatë 20-vjeçarit të fundit, nga shkaqe si ndotja mjedisore, ndryshimet klimatike por edhe përdorimi tejet i lartë i pesticideve.