Boksieri shqiptar Florian Marku ka arritur që ta regjistrojë fitoren e radhës në karrierën e tij si boksier.
Ai sonte mposhti në “Air Albania” në Shqipëri boksierin meksikan Miguel Ramirez pas dhjetë raundeve të zhvilluara, përballje kjo të cilën e ka transmetuar Tëvë1 në bashkëpunim me Tibo dhe Oversport.
Lufta e vlefshme për kategorinë WBC ishte e ashpër që nga raundi i parë.
Meksikani u tregua shumë i ashpër sidomos në raundin e tetë me disa goditje të fuqishme drejtë Florian Markut, por ky i fundit arriti që ta rikthejë luftën në favorin e tij dhe kështu mori një fitore të madhe në këtë luftë për të cilën ishte përgatitur për muaj me radhë. /teve1
The moment Marku’s hand was raised before a lively Tirana crowd.
— iD Boxing (@idboxingnews) August 25, 2022