Florent Hasani prezantohet në skuadrën e re

Reprezentuesi i Kosovës, Florent Hasani, është transferuar në klubin e tij të ri, Hapoel Kfar Saba.

Klubi Hapoel i ka uruar mirëseardhjen duke thënë se ai ka pasur tetë paraqitje dhe ka shënuar një gol për Kosovën, shkruan lajmi.net.

Hasani në tre sezonet e fundit ka luajtur për skuadrën e Dishgurit në ligën Hungareze, ku edhe ka shënuar 13 gola e ka bërë shtatë asistime.

“Një grup i ri, një vend i ri, është me të vërtetë emocionuese. Jam i lumtur të luaj këtu dhe ju falenderoj për besimin tuaj”, u shpreh Hasani.

Ai mund të deubtojë në ligën e Izraelit më 13 shkurt ndaj Tel-Aviv.