Trajneri Hansi Flick pritet së shpejti ta vazhdoj kontratën me skuadrën e Barcelonës.
Mësohet se Barcelona tashmë i ka ofruar gjermanit rinovimin e kontratës për një vit, e cila do ta mbante në klub deri në verën e vitit 2027 pasi kontrata aktuale i skadon verën tjetër.
Gjasat janë të mëdha që Flick ta rinovoj kontratën por në fund të sezonit pasi gjermani dëshiron të jetë i fokusuar në punën e tij.
Ai mori drejtimin e Barcelonës para fillimit të këtij sezoni dhe është në garë për të fituar titullin e kampionit të Spanjës, Kupën dhe Ligën e Kampionëve pasi Superkupën spanjolle veçse e ka fituar.