Hansi Flicku është tashmë në Barcelonë . Trajneri gjerman zbarkoi në Barcelonë këtë të martë për të përfunduar mbylljen e detajeve të fundit të kontratës së tij me klubin katalanas.
Të dyja palët shpresojnë që marrëveshjen ta shpallin sa më shpejt, këtë javë, por ende nuk është nënshkruar asgjë. Politika e blerjeve të klubit në verë është temë diskutimi mes dy palëve.
Mësohet se skuadra katalonase do të nënshkruaj kontratë afat shkurtër me gjermanin, një ose dy vjet.
Në moshën 59-vjeçare gjermani do të nisë eksperiencën e parë në La Liga.
As si lojtar dhe as si trajner nuk ka luajtur në Spanjë. Gjermani do të rikthehet në pankinë gati dhjetë muaj pas aventurës së tij të fundit.
Ai u shkarkua si trajner gjerman, më 10 shtator 2023.