Flet mjekja kardiologe: Infarkti, Shenjat e para me të cilat shfaqet dhe si të mbroheni

Për të parandaluar infarktin apo për t’u mbrojtur nga pasojat që ai mund të sjellë në momentin kur ndodh, me rëndësi është të mos neglizhohen shenjat e para.

Një dhimbje e fortë në kraharor, bllokimi i frymë- marrjes, mpirja e krahut, të përzierat dhe djersitja mund të jenë tregues të një infarkti, ndaj duhet që i sëmuri të dërgohet menjëherë në spital.

Sipas mjekes kardiologe, Daniela Teferici, 6 orët e para janë elementare për të shpëtuar muskulin e zemrës nga një dëmtim i pakthyeshëm që mund të vërë në rrezik jetën.

Përmes një interviste dhënë për gazetën, doktoresha na njeh në mënyrë të detajuar me shenjat që manifeston infarkti në kategori të caktuara, siç janë të moshuarit dhe diabetikët, faktorët e riskut, masat që duhen ndërmarrë, komplikimet dhe metodat e trajtimit.