Ballina Arritje Teknologji Flappy Bird po rikthehet pas 10 vitesh

Flappy Bird po rikthehet pas 10 vitesh

Fondacioni Flappy Bird ka disa plane të mëdha për ringjalljen e titullit dhe disa prej tyre i tregoi përmes një traileri.

Një dekadë pas fundit të pashmangshëm dhe dhjetëra kloneve, versioni origjinal i Flappy Bird po rikthehet.

Nën banerin Fondacionin Flappy Bird, disa fansa kanë blerë të drejtat e aplikacionit viral. Flappy Bird do të rikthehet në iOS dhe Android në 2025.

Megjithatë deri atëherë do të mund ta luani lojën në desktop dhe uebin mobil duke filluar prej Vjeshtës.

Fondacioni Flappy Bird ka disa plane të mëdha për ringjalljen e titullit dhe disa prej tyre i tregoi përmes një traileri. Ndërsa mirëmbajtja e dizajnit të lojës origjinale është me rëndësi, përdoruesit mund të presin modalitete të reja, karaktere, progres dhe sfida me shumë lojtarë.

Flappy Bird debutoi në Maj të 2013-ës por nuk shpërtheu në popullaritet deri në Janar. Zhvilluesi Dong Nguyen së shpejti zbuloi se loja po gjeneronte 50,000 dollarë në ditë nga reklamimi.

Suksesi i Flappy Bird ishte i tepër për krijuesin e saj. Nguyen e hoqi nga App Store dhe Google Play Store në Shkurt të 2014-ës.

Exit mobile version