Fjalimi i presidentit Erdoğan në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së tashmë i disponueshëm si libër

Fjalimi i presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, në seancën e 79-të të kësaj vjeshte në Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (AP-OKB), i cili u përqendrua në çështjet kritike globale dhe humanitare, është botuar si libër nga Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë, raporton Anadolu.

Sipas njoftimit nga drejtoria e komunikimeve, libri i disponueshëm në gjuhën origjinale turke të presidentit Erdoğan, si dhe në gjuhën angleze dhe arabe ka për qëllim të shërbejë si një udhërrëfyes për brezat e ardhshëm, duke paraqitur thirrjet e tij madhore për çështjet e rënda që ai ngriti përpara komunitetit ndërkombëtar në podiumin e OKB-së.

Libri thekson fjalimin e presidentit Erdoğan, të mbajtur nën sloganin “Një botë më e drejtë është e mundur”, ku ai tërhoqi vëmendjen për gjenocidin në vazhdim izraelit në Rripin e Gazës, ku që nga tetori i vitit të kaluar kanë humbur jetën të paktën 43 mijë palestinezë, si dhe çështje të tjera të ndryshme që shumë vende hezitojnë t’i trajtojnë ose kërkojnë minimizimin e tyre.