Gjykata Ndërkombëtare kundër krimeve të luftës në ish-Jugosllavi, ka dënuar sot me burigim të përjetshëm ish-gjeneralin serb Ratko Mlladiç, për krime kundër civile në Bosnje.
Mlladiç gjatë kësaj seance ka reaguar ashpër kundër trupit gjykues, duke bërtitur më zë të lartë duke i sharë ata.
“Unë jam i ngazëllyer dhe kjo gjë që ju thoni është një gënjeshtër e pastër! Të turpëroheni, është gënjeshtër që ju thoni”, citohet të ketë thënë Mlladiç, raportojnë mediat serbe.
Reagimi ishte deri në atë mase sa edhe i shau trupin gjykues, duke ju thënë: “Këto janë gënjeshtra, jua … nënën tuaj, kriminela”, ka vazhduar duke bërtitur Mlladiç, deri sa është nxjerrë nga salla, nga dy policë.