Fituesja izraelite e EuroSong-ut: boshnjakët, serbët dhe shqiptarët më kërcënojnë me vdekje

Netta Barzilai, fituesja izraelite e EuroSong-ut, ka thënë nga disa vende të Ballkanit i kanë ardhur mesazhe kërcënuese.

“Kam dëgjuar shumë gjëra të bukur për Ballkanin, vendet dhe njerëzit, por unë vetë nuk kam një përvojë jo të bukur. Unë nuk jam një politikane, por përfaqësoj vendin tim dhe kjo është arsyeja pse jam në shënjestër të kërcënimeve. Nga Bosnja, Shqipëria, por edhe nga Serbia kam arrë shumë mesazhe kërcënuese për ngjarjet në Izrael. Unë jam përpjekur t’i injorojë ato”, tha këngëtarja duke ndarë përshtypjet pas fitores.

“Unë do të jem ambasadore e muzikës në vendin tim, vendi që unë dua më së shumti në botë dhe kjo e përmbush lumturinë time”, tha Netta.

Fitorja e saj ishte ndër më të debatuarat deri më tani në historinë e këtij eventi. Ajo, nga fakti që nuk përmbushte asnjë cilësi artistike, hodhi dyshime të forta se që e programuar të fitonte për arsye politike. Fitorja e Izraelit në EuroSong ndodhi pak ditë para hapjes së ambasadës amerikane në Jerusalem. Tashmë EuroSong-u i vitit të ardhshëm si rregull duhet organizuar në kryqytetin e ri izraelit, gjë që nuk pranohet nga shumë vende te botës. /tesheshi.com/