Mbrojtja e të ashtuquajturit Shteti Islamik në qytetin irakian Mosul, është duke kollapsuar me shpejtësi të madhe, përderisa trupat irakiane presin që të marrin kontrollin e qytetit në tërësi përgjatë orëve në vijim.
Sipas disa raportimeve të BBC-së, kane ngelur vetëm edhe disa metra që nuk janë nën kontrollin e ushtrisë.
Disa pjesëtarë të forcave të sigurisë irakiane janë parë duke vallëzuar, megjithatë komandantët ende nuk kanë konfirmuar asgjë.
Forcat irakiane, të mbështetura nga SHBA-të janë munduar të marrin kontrollin e këtij qyteti që nga 17 tetori i vitit të kaluar.