Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka uruar presidentin e ri të ShBA-së, Joe Biden.
Përmes një statusi në Facebook, Hoti ka thënë se mirëpret fuqizimin e miqësisë tonë të përhershme me SHBA-në dhe vazhdimim e bashkëpunimit, në emër të dy popujve, në shërbim të vlerave të perbashkëta.
Ky është statusi i tij i plotë:
Në emër të Qeverisë se Republikës së Kosovës, i percjelli urimet më të përzemërta Presidentit të zgjedhur, Joe Biden dhe Zëvendës Presidentes, Kamala Harris, për fitore në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Mirëpres fuqizimin e miqësisë tonë të përhershme me SHBA-të dhe vazhdimim e bashkëpunimit, në emër të dy popujve, në shërbim të vlerave të perbashkëta. 🇽🇰🤝🇺🇲