Ballina Sport Futboll Fitore e thellë e Unitedit me trajnerin e ri

Fitore e thellë e Unitedit me trajnerin e ri

Trajneri Ruben Amorim dhe Manchester Unitedi kanë vazhduar ecurinë e rezultateve pozitive, pas fitores 4:0 ndaj Evertonit në Premier League.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 13-të të kampionatit elitar anglez.

Pas barazimit 1:1 në udhëtim tek Ipswichi kur tekniku portugez debutoi si trajner i “djajve të kuq”, të dielën u regjistrua fitorja e dytë rresht në “Old Trafford”.

Në mesjavë, Unitedi mposhti 3:2 Bodo/Glimtin në Ligën e Evropës.

Marcus Rashford dhe Joshua Zirkzee ishin shënuesit e golave të fitores.

Rashford në minutën e 34-t dhe Zirkzee në minutën e 41-të, shënuan për 2:0 në pjesë ne parë. Që të dy u asistuan nga kapiteni Bruno Fernandes.

Rashford e Zirkzee në pjesën e dytë, përkatësisht në minutat 46 dhe 64-t, u asistuan nga Amad Diallo.

Me 19 pikë pas 13 ndeshjeve të luajtura, Manchester Unitedi zë pozitën e nëntë, ndërsa Evertoni me 11 pikë, zë vendin e 15-të në tabelë.

Exit mobile version