Kampioni i Anglisë, Manchester City ka shënuar fitoren e parë në Ligën e Kampionëve. Pas barazimit pa gola kundër Interit, City të martën mposhti thellë Slovan Bratislavën me rezultatin, 4:0.
Ilkay Gundogan shënoi golin e parë në minutë ne tetë, kurse shpejtë shënoi edhe golin e dytë. Në minutën e 15-të Phil Foden shënoi për 2:0, kurse në pjesën e dytë City realizoi edhe dy gola.
Fillimisht në minutën e 58-të Erling Haaland, ndërsa për 4:0 shënoi James McAtee në minutën e 74-t.