Fitore e thellë e Greqisë ndaj Kazakistanit

Greqia ka fituar thellë ndaj Kazakistanit dhe në finale të plejofit për një vend në Evropian do të luajë kundër Gjeorgjisë të martën nëpërmjet Rrugës C të plejofit.

Greqia fitoi 5:0 të enjten mbrëma në Athinë.

Anastasios Bakasetas, Dimitrios Pelkas, Fotis Ioannidis dhe Dimitrios Kourbelis, i shënuan katër golat në pjesën e parë.

Erkin Tapalov realizoi autogol në minutën e 87-të për rezultatin përfundimtar.