Ylber Ramadani ka qenë titullar te Lecce që shënoi fitore të rëndësishme të hënën në Serie A. Lecce mposhti Venezian me rezultatin 1:0, në ndeshjen që i takoi javës së 13-të të kampionatit elitar të Italisë.
Ramadani u zëvendësua në minutën e 84-t. Patrick Dorgu e shënoi golin e vetëm. Ai realizoi gol në minutën e 70-të.
Lecce është ngritur në vendin e 15-të me 12 pikë, kurse Venezia është e fundit me tetë pikë.