Fitore e pritshme e Liverpoolit

Liverpooli ka mposhtur Mariborin me rezultat 3-0 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Golat për skuadrën e Klopp i shënuan Salah në minutën e 49-të, Emre Can në minutën e 64-të dhe Sturidge në fund të ndeshjes.

Liverpooli në të dy ndeshjet kundër Mariborit ka bilanc prej 10-0.

Me këtë fitore, Liverpooli është e para në grupin E me 8 pikë, një më shumë se Sevilla.