Kampionia e Shqipërisë në futboll, Egnatia e Rrogozhinës, e ka fituar ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës në udhëtim te Vikinguri.
Ekipi i Superiores së Shqipërisë fitoi 1:0, në ndeshjen që u zhvillua në Reykjavik të enjten mbrëma.
Golin e fitores e shënoi Lorougnon Doukouo, në minutën e 33-të.
Me këtë fitore, Egnatia bën hap para për avancim në rrethin e tretë kualifikues të kësaj gare.