Pas pjesës së parë që përfundoi 1-1 me gola të shënuar nga Lapadula për Milanin dhe Saponara për Empolin, u duk se do të ishte një ndeshje e vështirë për kuqezinjtë.
Në të minutën e 62’ Milan gjen golin e avantazhit me Susso. Dy minuta më vonë një autogol i Costa solli më shumë siguri tek milanezët të cilët shënuan edhe golin e katërt sërish me Lapadula.
Milan është në kuotën e 29 pikëve në renditje, 4 më pak se Juventus që është në vendin e parë.
Në takimin tjetër të ditës, Torino mundi Chievon me rezultatin 2-1.