Fiton Liverpooli, kryeson tabelën në Premier Ligë

Liverpooli ka shënuar fitore të vështirë në ‘Anfield Road’ ndaj Sunderlandit me rezultat 2:0.

‘TheReds’ golat që ia sollën tre pikë i shënuan në pjesën e dytë.

Ndeshja nuk nisi mirë për Liverpoolin që në minutën e 34’ mbeti pa Coutinhon, që pësoi një lëndim të rëndë.

Zëvendësuesi i Coutinhos, Origi, shënoi në minutën e 75’ një gol të bukur, për 1:0.

Golin e dytë e shënoi Milner nga penalltia në minutën e 90’.

Kjo fitore e pozicion në krye të Premierligës Liverpoolin, me 30 pikë, aq sa ka edhe City, por duhet të presin ndeshjen Chelsea – Tottenham.