Zvicra ka shënuar edhe fitoren e katërt në kualifikueset për Kampionatin Botëror.
Helvetikët kanë mposhtur në Luzern kombëtaren e Ishujve Faroe, me rezultat 2:0.
Një asistim të Behramit, e kthej në gol Derdiyok në minutën e 27’, ndërsa në minutën e 83’, Lichsteiner dyfishoi epërsinë.
Ndërsa në kuadër të grupit A, Holanda ka mposhtur Luksemburgun me rezultat 1:3.