Prishtina dhe Llapi kanë arritur fitore në xhiron e gjashtë të Vala Super Ligës së Kosovës.
Prishtina e cila ende nuk ka pësuar humbje këtë sezon, arriti me rezultat minimal të mposht kampionin e sezonit të kaluar Feronikelin, shkruan Indeksonline.
Ndërsa, Llapi e cila po kalon në një formë të shkëlqyer, arriti që si mysafirë t’i shënoi dy gola ndaj Hajvalisë që ishin të vetmit në këtë ndeshje.
Pas fitoreve, dy skuadrat janë ngritur në tabelë, Prishtina e cila rikthehet në vendin e parë, ndërsa Llapi ngritët në pozitën e tretë.
Nesër, janë në program edhe tri ndeshje të bukura: Gjilani – Trepça, Ferizaji – Drenica dhe Besa – Drita.