Gjiganti i teknologjisë Samsung Electronics tha se parashikon që fitimi për tre mujorin që lamë pas të rritet me 53%.
Prodhuesi më i madh në botë i çipeve të memories dhe i smartfonëve njëkohësisht parashikon fitim operativ prej 11 miliardë dollarësh për tre muajt e mbyllur në fund të Qershorit.
Një vit më parë, në muajt e parë të pandemisë, shitjet e Samsung u dobësuan veçanërisht ato të telefonëve dhe televizorëve.
Që atëherë kërkesa për produkte elektronike është rritur ndjeshëm ndërsa njerëzit po punojnë online ndërsa shumë prodhues çipesh e kanë pasur të vështirë ta përballojnë këtë situatë.
Nëse parashikimet e Samsung provohen të vërteta, do të ishte fitimi më i madh që prej 2018-ës.
Në muajt e fundit prodhuesit e çipave kompjuterikë kanë pasur më shumë fuqi për të rritur çmimet për shkak të mungesës çipave në treg. /CIO Albanian