Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Fitër Bajrami, falja në Sheshin “Skënderbej” më 30 mars

Fitër Bajrami, falja në Sheshin “Skënderbej” më 30 mars

Besimtarët muslimanë në Shqipëri do të festojnë Fitër Bajramin të dielën, më 30 mars 2025. Komuniteti Musliman i Shqipërisë njofton se falja e namazit do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke filluar nga ora 06:45 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa namazi do të falet në orën 07:30.

Pas faljes, besimtarët do të shkëmbejnë vizita dhe urime për shëndet e begati. Pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Komuniteti Musliman uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Fitër Bajramin!

Exit mobile version