Besimtarët muslimanë në Shqipëri do të festojnë Fitër Bajramin të dielën, më 30 mars 2025. Komuniteti Musliman i Shqipërisë njofton se falja e namazit do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, duke filluar nga ora 06:45 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa namazi do të falet në orën 07:30.
Pas faljes, besimtarët do të shkëmbejnë vizita dhe urime për shëndet e begati. Pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00.
Komuniteti Musliman uron të gjithë besimtarët: Gëzuar Fitër Bajramin!