VanEck është një prej disa firmave që kanë aplikuar për ETF Solana në 2024 të cilat janë refuzuar por me administratën e re pritet të ndryshojë.
Firma e investimit VanEck parashikon se Solana do të prekë nivelin e 520 dollarë deri në fund të 2025 ndërsa kërkesa për platforma të kontratave inteligjente do të rritet dhe furnizimi M2 me para rritet në muajt e ardhshëm.
Furnizimi M2 mat sesa para qarkullon në ekonominë Amerikane dhe ka për tendencë të influencojë tregun kripto. Në këtë sasi përfshihet paraja cash, depozitat, para e konvertueshme dhe fondet e tregut.
VanEck parashikon se sasia e parave M2 do të rritet në 22.3 trilionë dollarë në 2025 nga 21.5 trilionë që është aktualisht. Kur niveli M2 rritet duke ulur interesat ose përmes lehtësimit sasior (QE), më shumë para hyjnë në qarkullim duke krijuar më shumë likuiditet në ekonomi dhe inkurajuar investimin në asetet me risk si kriptomonedhat.
Nga ana tjetër tregu i platformave të kontrateve inteligjente (SCP) është hapësira ku operojnë kriptomonedha si Solana duke mundësuar krijim dhe ekzekutim të kontratave inteligjente që sipas VanEck do të rriten me 43 përqind në 1.1 trilionë dollarë në fund të 2025.
Aktualisht Solana mban 15 përqind të këtij tregu por VanEck parashikon se do të ketë 22 përqind në fund të 2025. Një rritje e tillë do të thotë vlerë tregu prej 250 miliardë dollarësh për Solana dhe çmim 520 dollarë për monedhë.
VanEck është një prej disa firmave që kanë aplikuar për ETF Solana në 2024 të cilat janë refuzuar por me administratën e re të Trump pritet të ndryshojë. /PCWorld Albanian