Ballina Arritje Teknologji Firefox 93 sjell përmirësime të ndjeshme të sigurisë, privatësisë dhe performancës

Firefox 93 sjell përmirësime të ndjeshme të sigurisë, privatësisë dhe performancës

Përmirësime ka në aspektin e sigurisë dhe privatësisë në mënyrë që përdoruesit të mbeten të sigurtë ndërsa shfletojnë në ueb.

Mozilla lançoi së fundi versionin 93 të shfletuesit Firefox me përmirësime të ndjeshme të eksperiencës së shfletimit. Përmirësime ka në aspektin e sigurisë dhe privatësisë në mënyrë që përdoruesit të mbeten të sigurtë ndërsa shfletojnë në ueb.

Për të shkarkuar versionin më të fundit ju ftojmë të ndiqni këtë lidhje.

  1. Mbështetje për imazhet AVIF

Firefox 93 sjell mbështetjen për formatin AVIF të fotografive me ngjyra 12-bit dhe madhësi 10 herë më të vogël sesa formatet e ngjashme. Ky format mund të përdoret në imazhet e animuara, transparente dhe lossless.

AVIF është i bazuar në kodekun AV1 dhe do të zëvendësojë WebP, PNG dhe formatet e tjera në ueb për shkak të kursimit të lartë të hapësirës që zë.

  1. Performancë e shtuar në Windows

Firefox automatikisht do të ndalojë nga funksioni tabetet me konsum të lartë memorie për të përmirësuar performancën në Windows nëse mbaron memoria RAM. Kur shkoni në një tab të bllokuar, ai do të rifreskohet dhe hapet automatikisht.

Kështu shfletuesit do ti shpëtojë dështimeve për shkak të resurseve të ulëta të memories.

  1. Bllokimi i shkarkimeve të dëmshme

Firefox 93 do të bllokojë automatikisht shkarkimet që vinë nga lidhje HTTP në një lidhje HTTPS për tju mbrojtur nga shkarkimet e dëmshme. Paneli i shkarkimeve është përditësuar për tu përshtatur me dizajnin e Firefox.

  1. Më shumë privatësi

Firefox 93 vjen me Smart Block 3.0 dhe është aq inteligjente sa të bllokojë skriptet nga Google Analytics, Optimizely dhe shërbimeve të tjera të reklamimit të Google.

Janë përmirësuar funksionalitetet Strict Tracking Protection dhe Private Browsing. Të gjitha këto funksione janë të aktivizuar automatikisht por që mund ti çaktivizoni manualisht.

  1. Një editor i përmirësuar i PDF

Firefox 93 vjen me një editor të përmirësuar PDF që mbështet format e bazuara në XFA që zakonisht bankat dhe institucionet shtetërore përdorin.

6. Përditësime sigurie

Përveç funksionaliteteve të reja, Firefox 93 vjen me rregullime të keqfunksionimeve dhe përditësime të sigurisë. Janë adresuar pesë probleme sigurie të rrezikshmërisë së lartë ku njëra kishte të bënte me korruptimin e memories. Përditësime ka pasur edhe për probleme në rrezikshmërisë së ulët. /PCWorld Albanian

Exit mobile version