Skuadra italiane Fiorentina ka mësuar nga gabimet dhe do ta përdor përvojën e humbjes së sezonit të shkuar për të triumfuar ndaj Olympiacosit në finalen e këtij sezoni të Ligës së Konferencës.
Finalja e kësaj gare do të luhet sonte prej orës 21:00 në qytetin e Athinës, saktësisht stadiumin e AEK-ut.
Për Fiorentinën, kjo është hera e dytë rresht që paraqitet në finalen e Ligës së Konferencës, pasi vitin e shkuar u mposht 2:1 nga West Ham Unitedi.
Për dallim prej Olympiacosit që kërkon trofeun e parë evropian, Fiorentina synon të dytin pas atij të fituar në vitin 1961 në Kupën e Fituesve të Kupës, garë më që nuk ekziston.
Për Fiorentinën kjo është finalja e gjashtë evropiane, ku katër prej tyre i ka humbur deri më tani. Ky është sezoni i tretë i Ligës së Konferencës, të cilën synojnë ta fitojnë si Fiorentina ashtu edhe Olympiacosi.