Finlandë, sulm i armatosur në një shkollë, raportohet për të plagosur

Shumë persona kanë mbetur të plagosur nga sulmi i armatosur në një shkollë në qytetin Vantaa të Finlandës.

Sipas BBC, policia finlandeze dha një deklaratë në lidhje me sulmin e armatosur që ndodhi në shkollën fillore “Viertola” në Vantaa në mëngjes.

Policia njoftoi se shumë njerëz u plagosën dhe një i dyshuar u ndalua në sulmin në shkollën, e cila ka 800 nxënës dhe 90 punonjës.

Banorëve të zonës iu bë thirrje të qëndrojnë larg vendit të ngjarjes.