Të paktën 4 persona kanë humbur jetën kur një tren dhe një kamion ushtarak janë përplasur me njëri-tjetrin në jug të Finlandës.
Tre nga personat e vdekur janë ushtarakë që po udhëtonin me mjetin e tyre, ndërsa i katërti është një pasagjer i trenit. Përplasja është verifikuar në një kalim në nivel në afërsi të lokalitetit Rasepori, për motive ende të paqarta.
Nga të dhënat e para rezulton se kamioni kishte dalë për të kryer një stërvitje ushtarake. Të paktën 7 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur nga impakti, disa prej të cilëve janë dërguar në spitalin e Helsinkit.
Rasepori është një qytet i vogël bregdetar në perëndim të kryeqytetit finlandez