Anglia dhe Danimarka do të takohen në kuadër të gjysmëfinales së Euro 2020.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në “Wembley Stadium”, me Tre Luanët që shihen si favoritë.
Për Anglinë, Dean Henderson nuk do të jetë në gjendje të paraqitet, për shkak se është i lënduar.
Në anën tjetër, Danimarka do të jetë pa Christian Eriksenin, arsyen se përse janë deri këtu, duke luftuar pothuajse vetëm për të, shkaku i incidentit që ndodhi në fillim të këtij kampionati Evropian.
Anglezët janë nikoqir të danezëve, e natyrisht se do të kenë epërsinë numerike, pasi me ta do të jenë edhe tifozët.
Fituesi i këtij dueli të sontëm, do të takohet në finale me Italinë që e eliminoi Spanjën