Ballina Arritje Teknologji Filtra, apo ndalim i Tik Tok dhe Snapchat? – Nis konsultimi publik...

Filtra, apo ndalim i Tik Tok dhe Snapchat? – Nis konsultimi publik mes Këshillit të Prindërve dhe Qeverisë

Kryeministri Edi Rama theksoi se ideja për të ndaluar Tik Tok-un dhe Snapchat-in,  si dy platforma problematike është një ide që po mendohet të shtrohet për një diskutim më të gjerë.

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilluan një diskutim publik në shkollën “Sami Frashëri”, me një përfaqësi prindërish që drejtojnë Këshillat e Prindërve dhe me anëtarë të këshillave në shkolla të ndryshme të Tiranës.

Ministrja e Arsimit në fjalën e saj theksoi se duhet të intesifikohet komunikimi dhe njëkohësisht të fuqizohen instrumentat e parandalimit të fenomeneve të dëmshme.

Na duhet një bashkëpunim dhe  një komunim me prindërit të cilët jeni një fackor përcaktues që fëmijët të shpalosin potencialin në arsim.

Të intesifikojmë komunikimin me njëri- tjetrin. Sot jemi me Këshillin e Prindërve për të dsikutuar për aspektet që lidhen me instrumentet e parandalimit që ne duhet t’i fuqizojmë së bashku. Ngjarja, një moment për të reflektuar dhe për të fuqizuar mekanizmat parandalues të çdo forme bullizmi dhe online. Kemi 850 punonjës socialë në sistemin arsimor parauniversitar, kemi rritur numrin e oficerëve në shkolla në 240, po nga ana tjetër të përmirësojmë dhe protokollet e punës.

Kemi të gjithë informacionin që na tregojnë së këto struktura janë funksionale. Në 95% të rasteve janë referuar te prindërit dhe te strukturat e tjera. Kemi nevojë ta përmirësojmë duke u përcjellë prindërve informacione periodike. Ta shfrytëzojmë teknologjinë që të jemi më në kontakt me njëri- tjetrin.

Rrjetet sociale duam apo nuk duam janë pjesë e realitetit të ri. Megjithëse disa s’e kanë informacionin se cilat janë modelet e duhura etj, dhe për ta do duhet të kujdesemi ne. Duhet të rrisim këto instrumente dhe mekanizma t’i fuqizojmë për të bërë të mundur që fenomenet të eleminohen. Cilat janë masat, t’i mbyllim apo kufizimin në bazë moshe?

Exit mobile version