Filozofia islame udhëhiqet nga drita.

Hoxhë Vladimir Kera

Nëse e vërejmë në pikëpamjet moderne, si në muzikë, mbizotërojnë tingujt e fortë; në filma, tematika horror; dhe në arkitekturë, ngjyrat e errëta si e zeza, gri, hekuri dhe betoni janë të pranishme, ne shohim një reflektim të një mentaliteti të errët.
Po ashtu, në filozofinë e trashëguar teologjike, mbizotëron ideja e mëkatit të trashëguar, ku njeriu përshkruhet si i lindur mëkatar. Në filozofinë ateiste, njeriu shikohet si një ujk për njeriun, ku vetëm dhuna dhe forca e ligjit e rregullojnë shoqërinë.
Në këtë kontekst filozofia islame është komplet e kundërta. Sipas Islamit, njeriu lind i pastër, në fitra, pa mëkate.
Zoti, sipas islamit, dëshiron të falë njerëzit, jo t’i dënojë. Mëkati mund të falet, ndërsa e mira mbetet.
Në arkitekturën islame, ngjyrat janë të pranishme, dhe e bardha është e preferuar sipas Profetit (a.s); drita duhet të hyjë në çdo ambient. Sipas “sheriatit”, është më mirë të gabosh duke falur një njeri se sa duke e dënuar. Gjithashtu “Sheriati” thekson se ligji nuk e lartëson njeriun, ai thjesht ndalon degradimin, por vetëm vlerat etiko-morale që sjell besimi mundësojnë lartësimin.
——-
Prandaj, kemi nevojë të krijojmë një mendësi fetare para se të ndjekim një formë jetese si besimtarë, sepse shpesh mungesa e kuptimeve sjell në jetë fetarë që duket si e tillë, por që fatkeqësisht jo rrallëherë bien preh e mendësive “larg Zotit” në mënyrën se si mendojnë.

Hoxhë Vladimir Kera