Ballina Artikuj Filozofia e Lutjes

Filozofia e Lutjes

Hoxhë Vladimir Kera

Njeriu modern, tashmë i mbërthyer dhe i mahnitur nga moderniteti, i përfshirë pas teknologjisë dhe zhvillimit, shpesh e shikon veten si të gjithëpushtetshëm dhe të pakonkurrueshëm.
Ka shumë gjëra që nuk i kuptojmë, situata që nuk i ndryshojmë dot, të mira që nuk dimë t’i falënderojmë, apo mëkate që na rëndojnë. Si duket në pikëpamjen moderne njeriu nuk ka zgjidhje, vetëm se të analizojë larg mundësisë për ti dhënës zgjidhje.
Në këtë gjendje vetëkënaqësie lind një pyetje e arsyeshme:
Cila është qasja e tij përballë mëkatit që ka lënë gjurmë në shpirtin njerëzor?
Çfarë bën ai kur përballet me vdekjen e një njeriu të afërt ose të largët?
Cila është zgjidhja që njeriu modern kërkon për të qetësuar ndërgjegjen përballë ngjarjeve që nuk ka fuqinë t’i ndryshojë apo t’i shpjegojë?
Këtu ndërhyn filozofia e duasë. Kjo filozofi vjen, siç përmendet në Kur’an: Kur Ademi (a.s.) dhe bashkëshortja e tij kryen mëkatin e parë, ata iu drejtuan Zotit dhe thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë vetvetes sonë. Nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve” (Araf: 23).
Kështu, Zoti hapi një derë të veçantë për njerëzimin, derën e lutjes. Siç përmendet në Kur’an: “E Ademi prej Zotit të vet pranoi disa fjalë (lutje), prandaj Ai ia fali gabimin; Ai është Mëshirues dhe Pranues i pendimit” (Bekare: 37).
Kur mendja ndalon, lutja bëhet kuptim; kur shpjegimet mbarojnë, lutja bëhet shpjegim; kur pamundësia mbizotëron, lutja bëhet mundësi.

Hoxhë Vladimir Kera

Exit mobile version