Filozofi gjerman refuzon çmimin e Emirateve të Bashkuara Arabe

Jurgen Habermas

Filozofi gjerman Jurgen Habermas ka refuzuar një çmim letrar nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) mbi shqetësimet e të drejtave të njeriut në vendin e Gjirit, raporton Anadolu Agency (AA).

Më herët, Habermas pranoi Çmimin e Librit Sheikh Zayed, një nga çmimet më prestigjioze dhe të financuar mirë të Botës Arabe, por pastaj ndryshoi vendimin pas reagime nga mediat gjermane.

“Njoftoj se nuk do ta pranoj Çmimin e Librit Sheikh Zayed të këtij viti. Ishte një vendim i gabuar, të cilin unë e korrigjoj me anë të kësaj”, tha ai në një deklaratë të shpërndarë me ueb faqen e Spiegel Online.

“Nuk ia bëra të qartë vetes mjaftueshëm lidhjen e ngushtë të institucionit, i cili jep këto çmime në Abu Dhabi, me sistemin ekzistues politik atje”, shtoi ai.

Habermas kishte marrë çmimin për “Personalitet Kulturor të Vitit” për vitin 2021.

Pas vendimit të filozofit gjerman, institucioni publikoi një deklaratë në uebfaqe.

“Çmimi i Librit Sheikh Zayed shpreh keqardhjen për vendimin e Jurgen Habermas për të tërhequr pranimin e tij të çmimit, por e respekton atë. Çmimi mishëron vlerat e tolerancës, njohurive dhe krijimtarisë, ndërsa ndërton ura midis kulturave dhe do të vazhdojë të përmbushë këtë mision”, thuhet në deklaratë. /aa