Krijesa u gjet 4800 metër nën ujë, falë ekspeditës “Trans Pacific Transit”
Një oktapod është filmuar në një thellësi 4800 m nën ujë në Oqeanin Paqësor. Krijesa e panjohur deri më sot, është zbuluar falë ekspeditës Trans Pacific Transit, nën drejtimin e Universitetit të Australisë Perëndimore.
Ekspedita ka mbuluar 38 mijë km duke hartëzuar rreth 374 mijë km2 të tabanit oqeanik, ku kanë zbuluar edhe specie të reja të panjohura deri më sot, që jetojnë pikërisht në këto thellësi kaq të mëdha, ku drita nuk mbërrin e temperaturat janë të akullta.
Qëllimi i ekspeditës ishte pikërisht studimi i diversitetit të jetës që popullon thellësite detare, deri në thellësi 5200 m, me krijesa që i janë përshtatur kushteve ekstreme.