Filmi “Wonder”, një histori e ngrohtë dhe prekëse njerëzore që ka fituar zemrat e audiencave të shumta në mbarë botën, është një dramë e prodhuar në vitin 2017, në regjinë e Stephen Chbosky.
Bëhet fjalë për një film të mrekullueshëm dhe edukativ, bazuar në një roman me të njëjtin emër, misioni i të cilit është përhapja e mirësisë në klasa, shkolla dhe komunitetet në mbarë botën.
Filmi prekës, në të cilin rolet kryesore luajnë Julia Roberts, Owen Wilson dhe Jacom Treblay frymëzuan një nismë kundër dhunës së bashkëmoshatarëve, nëpërmjet tregimit të protagonistit me emrin August, një djalë dhjetëvjeçar i cili duhet të jetojë me një çrregullim të rëndë gjenetik, të quajtur sindromi Treacher Collins.
“Pas 28 operacioneve, për shkak të të cilave ai kurrë nuk mundi të vijojë shkollimin normalisht, në moshën dhjetë vjeçare prindërit e tij megjithatë e regjistrojnë në klasën e pestë të shkollës fillore. Auggie shkon në shkollë me shumë ankth dhe mosbesim, i frikësuar nëse do të jetë i ekspozuar pikëpamjeve dhe komenteve të ndryshme nga bashkëmoshatarët e tij të shkollës”, shkruan në përshkrimin e filmit.
Ne ju rekomandojmë që të shikoni këtë film bashkë me fëmijët tuaj nëse nuk e keni parë tashmë, pasi është një film i ngrohtë, njerëzor dhe edukativ për fëmijët dhe audiencën që pëlqejnë botën kinematografike.
Më poshtë mund të ndiqni një insert nga filmi: