Filmi turk “Mrekullia në Qelinë e 7-të” kandidat për Oscar

Filmi turk “Mrekullia në Qelinë e 7-të”, regjisor i të cilit është Mehmet Ada Özekin është nominuar për kandidat për Oscar në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, një juri e përbërë nga 16 persona në të cilën gjenden përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Kinemasë dhe përfaqësues tjerë të kinemasë në vend, në Akademinë e 93-të Çmimeve “Oscar” kanë nominuar kandidatin e Turqisë për çmimin në kategorinë e Filmit më të mirë ndërkombëtar.

Juria vlerësoi 23 filma që kanë aplikuar ndërsa ka zgjedhur filmin “Mrekullia në Qelinë e 7-të”.

Filmi i vitit 2019 tërhoqi vëmendjen e artdashësve në Ballkan, e veçanërisht në mesin e shqiptarëve.

“Mrekullia në Qelinë e 7-të”

Kandidati i Turqisë për Oscar, filmi “Mrekullia në Qelinë e 7-të”, flet për një baba i cili ka të njëjtën moshë me vajzën e tij, që është në kërkim të drejtësisë.

Aktorët e filmit janë Aras Bulut İynemli, Nisa Sofiya Aksongur, Celile Toyon, İlker Aksum, Mesut Akusta, Deniz Baysal, Yurdaer Okur si dhe shumë të tjerë.