Filmi për masakrën e Luftës së Bosnjës nominohet për Oskar

Një film kroat që tregon masakrën e Shtërpcit të vitit 1993 gjatë Luftës së Bosnjës është nominuar për Oskar në kategorinë e filmave të shkurtër.

“Njeriu që nuk mund të qëndronte i heshtur”, me regji të Nebojsha Slijepçeviq, dokumenton vrasjen e 18 boshnjakëve dhe një civili kroat nga Ushtria e Republikës Serbe në stacionin e trenit në Shtërpc më 27 shkurt 1993.

Drama, e cila fitoi filmin më të mirë të shkurtër të Akademisë Evropiane të Filmit dhe çmimet Palma e Artë e Festivalit të Filmit në Kanë, fokusohet tek oficeri kroat në pension Tomo Buzhov, i cili nuk mund të heshtte për incidentin.

Ai rrëfen ngjarjen tragjike ku 19 civilë u rrëmbyen nga një tren që udhëtonte nga Beogradi në Tivar dhe më pas u vranë.

Vetëm katër trupa janë gjetur në 32 vjet që nga masakra.

Filmi nxjerr në pah dhunën brutale etnike që karakterizoi Luftën e Bosnjës 1992-1995, duke sjell vëmendjen ndërkombëtare ndaj mizorisë së harruar kryesisht.