Fillon udhëtimi hapësinor i misionit ‘SpaceX Crew-9’

Administrata Amerikane e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) ka njoftuar nisjen e udhëtimit hapësinor të ekipit të misionit ‘SpaceX Crew-9’ në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), i cili do të kthehet në Tokë në shkurt të vitit 2025, transmeton Anadolu.

‘SpaceX’ nisi me sukses misionin e saj ‘Crew-9’ në ISS mbrëmë nga Stacioni Hapësinore Cape Canaveral në Florida.

Ky mision është ndryshe nga fluturimet e mëparshme me pilot dhe ka një kuptim të dyfishtë për NASA-n, e cila thotë se anija kozmike ‘Crew Dragon’ mban vetëm dy astronautë në vend katër si zakonisht, astronautin e NASA-s, Nick Haig dhe kozmonautin rus, Aleksandr Gorbunov.

Qëllimi kryesor i misionit ‘Crew-9’ është të transportojë astronautin Haig dhe kozmonautin Gurbunov në ISS për një qëndrim pesë-mujor.

Megjithatë, misioni shërben edhe si një operacion shpëtimi për astronautët e NASA-s, Butch Wilmore dhe Sunny Williams, të cilët kanë qenë në ISS që nga qershori i këtij viti.