Ballina Lajmet Kosovë Fillon shtypja e fletvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit

Fillon shtypja e fletvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar shtypja e fletëvotimeve dhe broshurave njoftuese për kandidatët për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Shtypja e fletëvotimeve dhe broshurave po realizohet në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë.

“Sipas vendimit të KQZ-së do të shtypen 1,752,650 fletëvotime, prej të cilave 1,664,100 për votimin në vendvotime të rregullta; 28,450 për votimin me kusht; 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë; dhe 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version